Rusia mohon: Asnjë material seksual kundër Donald Trump

425
Sigal

“Rusia nuk grumbullon
materiale kompromentuese për askënd. As për Donald Trump, as për rivalen e tij
në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton”.

Me këto fjalë Kremlini zyrtar iu përgjigj pretendimit të disa mediave
ndërkombëtare se Moska zotëron informacione kompromentuese me të cilat
shantazhon Presidentin e zgjedhur.

Reagimi ka ardhur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kremlini nuk zotëron materiale kompromentuese të Donald Trump. Ky raportim
është fals dhe nuk përputhet me realitetin dhe është hiç më shumë se një
trillim. Është një bllof total, një fabrikim absolut dhe i pakuptimtë”, tha
Peskov.

Sipas raportimeve të disa mediave të zëshme në SHBA dhe Britani, Rusia zotëron
pamje me pullë të kuqe, ku Donald Trump është protagonist në “akte seksuale
perverse” me prostituta.

Raportohet se materialet janë të siguruara nga një ish-agjent britanik dhe janë
regjistruar në dhomën e një hoteli në Moskë.

Të gjitha këto raportime u hodhën poshtë më parë edhe nga vetë Presidenti i
zgjedhur amerikan.