Rusia ia kalon dhe Italisë për numrin e të infektuarve me koronavirus, rreth 12 mijë raste në 24 orë

342
MOSCOW, RUSSIA - MAY 4, 2020: An ambulance seen in Bolshoi Moskvoretsky Bridge during the ongoing COVID-19 coronavirus pandemic. Russian President Vladimir Putin expanded non-working period till May 11, 2020 to prevent the spread of the coronavirus infection. Valery Sharifulin/TASS (Photo by Valery SharifulinTASS via Getty Images)
Sigal

Rusia ka regjistruar një rekord të ri të të infektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë shënuar 11,656 raste të reja duke arritur në 221.344 në total.

Ndërsa personat që kanë vdekur nga koronavirus që prej nisjes së pandemisë janë 2 009.

Sipas të dhënave të Johns Hopkins për sa i përket rasteve të infektuar me koronavirus, Rusia tani është pas SHBA-së dhe Spanjës.

Autoritetet ruse konfirmuan se rritja e numrit të të infektuarve që prej një jave shpjegohet me faktin e rritjes së numrit të testimeve të kryera, 5,2 milionë, dhe jo nga përshpejtimi i përhapjes. Kjo shpjegon gjithashtu dhe numrin e ulët të vdekshmërisë.