Rruga përpin makinën (Video e frikshme)

624
Sigal

Një gropë gjigande në rrugë “gëlltiti” një makinë në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qytetarët kanë filmuar momentin kur makina rrëzohet 20 metra nën tokë.

Automjeti ngjyrë e kuqe tip Dodge fillon rënie ngadalë-ngadalë, deri sa gropa e përpin totalisht. Makina ka qenë e parkuar kur ndodhi ky incident. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, përveç dëme materiale të mjetit.

Me ndihmën e një kamioni, makina u tërhoq dhe u nxorr nga gropa. Besohet se gropa në rrugë u hap nga reshjet e shiut që shkaktuan vërshim të ujërave duke dëmtuar sipërfaqen e asfaltit.