Rritet tensioni ushtarak rus/ Perëndimi njofton diplomatët dhe familjarët e tyre të largohen nga Ukraina

234
Sigal

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje familjeve të diplomatëve amerikanë në Ukrainë të largohen nga vendi, pasi sipas tyre Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake në çdo kohë.

Ndërkaq SHBA, Australia, Britania, Gjermania dhe Kanadaja po largojnë anëtarët e familjeve të punonjësve të tyre nga ambasadat në Ukrainë.

Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas Dmityr Kuleba nga 129 misione diplomatike në Ukrainë vetëm katër prej tyre e kishin njoftuar Kievin për tërheqjen e anëtarëve të stafit të tyre.

Në të njëjtën kohë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Kanadeze në Ukrainë do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatë.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të pranisë ushtarake ruse dhe aktiviteteve destabilizuese në dhe rreth Ukrainës, ne kemi vendosur të tërheqim përkohësisht fëmijët e stafit të ambasadës kanadeze nën moshën 18 vjeç dhe anëtarët e familjes së tyre shoqëruese. Siguria e kanadezëve, punonjësve tanë dhe familjeve të tyre në delegacionet kanadeze jashtë vendit është një përparësi kryesore ,” bëri me dije Ministria e Jashtme kanadeze në një deklaratë.