Policia në Toronto qëllon për vd*kje një person

104
Sigal

Policia e Torontos ka qëlluar për vdekje një burrë që po ecte me armë zjarri në një lagje të qytetit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se veprimi i policisë ka ardhur pasi personi i armatosur u përball me efektivët,

“Oficerët duke iu përgjigjur një incidenti të një burri të armatosur në zonë qëlluan pasi i armatosuri u përball me ta”, tha shefi i policisë së Torontos, James Ramer në një konferencë për media.

Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, duke përmendur një hetim në vazhdim.

Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle e cila është u mbyll për disa orë.Incidenti ndodhi disa ditë pasi një person i armatosur në Teksas vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në një shkollë fillore . Të shtënat në Teksas nxitën shqetësimin për dhunën me armë në mbarë botën. Policia e Torontos ka bllokuar rreth 300 metra rrugë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa oficerët po kryejnë hetimet.