Rrëmben foshnjën dhe i drejton armën, polici amerikan vret në rrugë agresorin (VIDEO)

194
Sigal

Një zyrtar policor në Phoenix të Arizonës, ka qëlluar një burrë që mbante në njërën dorë revolen dhe me tjetrën foshnjën.

Polici dëgjohet duke i kërkuar 37-vjeçarit Paul Bolden që ta lëshojë fëmijën para një hoteli, pamjet e këtij momenti janë publikuar nga departamenti i policisë në Phoenix.

Policia i ishte përgjigjur një telefonate të dashurës së Boldenit, pas raportimit se kishte shtënë me armë në drejtim të foshnjës.

“Ai sapo më mori foshnjën, ka armë të mbushur. Ai po mundohet ta vrasë, po shtie me armë”, dëgjohet nëna duke thënë në audio incizimin e publikuar nga policia.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia pa se Bolden ia kishte drejtuar pistoletën një burri. Ai vazhdimisht refuzonte të hidhte në tokë armën.

Veprimet e tij detyruan policin të qëllojë në drejtim të tij dhe i morën foshnjën. I plagosuri ndërroi jetë në spital.