Rindërtimi pas luftës, Zelensky kërkon ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai kishte folur me Kristalina Georgieva, e cila kryeson Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të filluar trajtimin e çështjeve të stabilitetit dhe rindërtimit të Ukrainës pas luftës.

Ne kemi plane të qarta dhe një vizion të qartë. Jam i bindur se bashkëpunimi me Fondin Monetar do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, tha ai.

NOA

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal do të marrë pjesë në punën e Fondit dhe Bankës Botërore në Uashington këtë javë.