Rikthehet virusi Ebola, dy raste të reja në Guine

419
Dy persona janë sëmurë nga virusi i Ebolës në Guine. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rastet e reja vijnë pas dy javësh pa asnjë rast të konfirmuar të sëmundjes në Afrikën Perëndimore. Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, i ka bërë këto komente sot në Gjenevë. Afro 10,000 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone, prejse ka shpërthyer ky virus në mars të vitit të kaluar. Situata, sidoqoftë, është raportuar më e qetë qysh në pranverë të këtij viti.
Sigal