Rikthehen stuhitë e dëborës në SHBA, bllokohen rrugë e aeroporte

493
Dimri rikthehet sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bregdun lindor, duke detyruar autoritetet zyrtare te anulojnë mbi 1400 fluturime e duke kërcënuar të paralizojë sërish vendin përgjatë kësaj fundjave, duke nisur madje nga e enjtja. Në Karolinën e Jugut rrugët janë mbuluar nga dëbora dhe ngrica, duke e bërë të pamundur lëvizjen me makina. Madje mediat shfaqin edhe pamje të automjeteve të bllokuara në buzë të rrugëve.

Në Virxhinia, rrugët janë bërë të pakalueshme për shkak të trashësisë së dëborës. Më e rëndë situata raportohet në Uashington, Karolinën e Jugut dhe Nju Jork. Ndërkohë që tornadot kanë përfshirë Alabamën dhe Louisianën ndërsa shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje në tenesi dhe virxhinia.
Sigal