Përplaset helikopteri pranë Malit Everest, humbin jetën 6 persona

27
Sigal

Gjashtë persona kanë vdekur në një përplasje helikopteri në Nepal, tha të martën një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar Tribhuvan të Katmandu.

Helikopteri Manang Air mbante pesë pasagjerë meksikanë dhe një pilot nepalez.

Sipas mediave të huaja, helikopteri u nis nga distrikti Solukhumbu, ku ndodhet Everesti, në orën 10:05 të mëngjesit me orën lokale (12:20 ET) të martën, duke u nisur për në kryeqytetin, Katmandu, sipas një deklarate të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit.
Helikopteri humbi kontaktin më pak se 10 minuta më vonë, në orën 10:13, dhe më vonë u gjet i rrëzuar në komunën rurale Likhupike të Solukhumbu, sipas autoriteteve.

Ai shtoi se vendasit dhe policia që arritën në vendin e përplasjes gjetën trupat e të gjithëve në bord.

“Të gjashtë trupat janë gjetur. Tani po fillojmë procesin për t’i çuar në Katmandu. Do të duhet pak kohë sepse do të thotë të udhëtosh me rrugë nga vendi i përplasjes dhe më pas të fluturosh për në Katmandu,”tha Sitoula.

Ai shtoi se shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.