Rëndohet bilanci, shkon në 38 numri i viktimave

499
Tërmeti që shkatërroi mëngjesin e sotëm Italinë, e ka çuar në 38 numrin e viktimave që kanë humbur jetën nën rrënoja. Mediat Italiane raportojnë se rreth 100 persona janë zhdukur. Qytetet më të prekura besohet të jetë Açumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto dhe numri i viktimave pritet të rritet sërisht brenda disa orësh. “Tani që ka zbardhur dita, po shohim se situata është edhe më keq nga sa kishim menduar, me ndërtesa të shembura dhe njerëz të bllokuar nën rrënoja”, tha kryetari Açumolit, Stefano Petruçi.
Sigal