Referendumi i përgjakur në Katalunjë, votohet pro ndarjes

612
Qendrat e votimit u mbyllën në të gjithë katalonjës pasi turma të mëdha njerëzish votuan në referendumin për pavarësinë të cilësuar të jashtëligjshëm nga qeveria spanjolle.
Pavarësisht përpjekjeve të dhunshme të autoriteteve, shumica e katalanasve arritën të votojnë dhe u shprehën të lumtur që sfiduan qeverinë qendrore për aspiratat e tyre demokratike.
Katalanasit u përballën pa frikë me policinë për të mbrojtur qendrat e votimit dhe pastën sukses në pjesën më të madhe, pasi autoritetet mundën që të mbyllin vetëm disa dhjetëra prej tyre. 
Por kjo përpjekje e Madridit kushtoi shumë shtrenjtë, pasi mbi 700 njerëz kanë mbetur të plagosur në përballjen e dhunshme me policinë, e cila nuk ngurroi të përdorte shkopat dhe plumbat e gomës.
Ndërhyrja e policisë u mbrojt nga Madridi zyrtar që tha se ishte proporcionale, por u dënua nga zyrtarët lokalë në Katalonjë që thanë se në demokraci nuk mund të ketë një imponim të tillë të shtetit.
Shtet që katalanasit e penguan me trupat e tyre që të ndalonte votimin. Qeveria spanjolle tha se policia veproi pas urdhrit të gjykatave, por strategjia për të ndaluar fizikisht njerëzit që të votonin ka potencialin që të kthehet në një bumerang.
Zor se dikush besonte para referendumit se për pak ditë Katalonja do të ishte e pavarur, por skenat e shëmtuara që u panë në Barcelonë dhe gjithë krahinën e kanë shndërruar atë në një mundësi të vërtetë. Nëse kjo vërtetë ndodh, jo vetëm Spanja, por e gjithë Evropa merr një rrugë të panjohur.
Sigal