Sigal

A duhet të mbrohet me kushtetutë lidhja martesore “burrë” dhe “grua”? Rumunët votojnë në fundjavë për këtë çështje. Në mesin e një krize politike dhe një debati që ndan shoqërinë, raporton Deutcshe Welle.

“Mbroni familjen dhe fëmijët e Rumanisë!” Nëse nuk shkon në votime dy burra do ta marrin fëmijën tënd për adoptim!” Kjo lexohej në një pllakat të një fasade pallati në qendrën e qytetit rumun, Timisoara. Pas disa ditësh ky pllakat u hoq, kryebashkiaku kishte kërkuar që ai të hiqej. Megjithatë atmosfera në Rumani është e ndezur. Në familje, në rrethe miqsh dhe mes kolegëve në punë. Prej javësh debatohet ashpër për homoseksualitetin, martesat me të njëjtën gjini apo adoptimet për çiftet e së njëjtës gjini.

Nga e shtuna, edhe të dielën (6-7.10), rumunët votojnë përmes një referendumi, nëse në kushtetutë martesa do të duhet të përcaktohet si lidhje mes burrit dhe gruas. Deri më tani ka ekzistuar nocioni neutral “bashkëshort”.

Në vitin 2015 konservatorët dhe grupet fetare u mblodhën në një “koalicion të familjes”. Ata mblodhën 3 milionë nënshkrime për të kërkuar nga politika një referendum në shtetin 20 milionësh për këtë çështje. Parlamenti dhe senati votuan me një mazhorancë të qartë edhe me vota nga opozita për ndryshimin e kushtetutës. Vetëm partia Unioni për Shpëtimin e Rumanisë ishte kundër.