Raporti britanik / Qeveria t’u thotë njerëzve të mos hanë mish

192
Sigal

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve që të hanë më pak mish dhe aty ku ka mundësi të ndërhyjë me masa të caktuara për të demoralizuar dhe reduktuar ngrënien e tij.

Ky është thelbi i raportit të Komitetit për Ndryshimet Klimatike në Britaninë e Madhe, që thotë se mbarështimi i bagëtive për shkak të kërkesës së madhe për mish është një prej shkaktarëve kryesorë të ngrohjes globale.

Raporti thekson se qeveria është e ndrojtur në këtë drejtim dhe i trembet reagimi të publikut. Komiteti thotë se duhet reduktuar ngrënia e mishit, qoftë për shëndetin e vetë qytetarëve, qoftë për shëndetin e planetit.

Komiteti vëren se të gjitha qeveritë kanë dështuar në këtë drejtim dhe asnjëra prej tyre nuk ka adresuar më shumë se një të pestën e zotimeve të bëra për ndryshimet klimatike.

Sipas studimit të këtij komiteti, qytetarëve u duhet kërkuar që të heqin dorë nga një e pesta e sasisë së mishit që konsumojnë në ditë brenda 2013-s dhe 35 për qind më pak brenda 2050-s.

Raporti kritikon qeverinë e Boris Johnson se po minon përpjekjet në fushën e parandalimit të ndryshimeve klimatike me vendimmarrje të papërshtatshme dhe zbatime të vakta të legjislacionit në shumë fusha.

Qeveria iu përgjigj këtij raporti përmes një zëdhënësi, që tha se në vjeshtë do të prezantohet strategjia e reduktimit të emëtimit të karbonit, që do të vendoset në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e aktivitetit ekonomik.