Qiramarrësit kthejnë banesën në ‘shtëpi bari’, pronari gjen 10 ton dhe në dhomën e gjumit

37
Sigal

Një qiradhënës britanik është tronditur nga transformimi që qiramarrësit i kishin bërë shtëpisë së tij. Charles Reeves kishte dhënë në mirëbesim më qira shtëpinë e tij tek disa persona që rezultuan trafikantë droge, të cilët tentuan ta kthenin banesën në shtëpi bari.

Reeves kishte dhënë me qira shtëpinë e tij në Londrën veriore pasi kishte vendosur të punonte jashtë vendit.

Një ditë ai vendosi të vizitonte pronën e tij pasi qiramarrësit nuk po paguanin qiranë.

Britaniku ishte shokuar nga ajo çfarë pa: Mbi 10 ton dhe në një nga dhomat, që po përdorej për të mbushur vazot ku do të do kultivoheshin bimë kanabisi.

Fillimisht një nga qiramarrësit kishte tentuar të mashtronte pronarin anglez duke i thënë se shtëpia është në gjendje të mirë, por sapo ky i fundit ka nisur inspektimin, ata janë zhdukur menjëherë.

Kur familja Reeves nxori njoftimin për dhënien me qira të shtëpisë së tyre, një agjent i pasurive të paluajtshme iu ofrua familjes për të gjetur qiramarrës të rregullt dhe familjarë.

Megjithatë, “qiramarrësit” rezultuan të jenë mashtrues që nuk paguanin qiranë dhe e përdornin pronën për aktivitete kriminale.

Për më tepër, më vonë u zbulua se agjenti i pasurive të patundshme ishte gjithashtu një mashtrues.

Sipas BBC, gjatë kontrolleve në banesën në fjalë, policia gjeti dhe sekuestroi më shumë 400 bimë kanabisi, si dhe mjete të shumta për të kultivimin dhe rritjen në mënyrë artificiale të bimëve narkotike.

Kriminelët kishin ngritur infrastrukturën e nevojshme për këtë veprimtari ilegale, duke krijuar një sistem ventilimi, si dhe duke vjedhur energji elektrike.

Përveç tonelave të dheut të hedhura në katin e sipërm, prona kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme strukturore.

Në tavan  dhe mure ishin hapur shumë vrima për sistemin e ventilimit, i cili ishte projektuar për të rregulluar temperaturën dhe lagështinë për rritjen optimale të bimëve.

Patjetër nuk mungonin as llambat në të gjithë sipërfaqen, të cilat nga nxehtësia e fortë kishin shkaktuar dëme të parikuperueshme