Putin, president deri në moshën 83-vjeç. Ja çfarë bënë rusët

269
Sigal

Rusët i dhanë mundësinë Vladimir Putin që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, duke votuar pro ndryshimeve kushtetuese, që do të lejojnë atë të kandidojë për president 2 herë të tjera, pavarësisht se kritikët flasin për një falsifikim të rezultatit në përmasa gjigante. Rezultati zyrtar i publikuar ditën e Enjte, pas numërimit të 100% të votive, tregoi se Putin,  që ka qeverisur vendin për 2 dekada si president apo kryeministër, kishte fituar fare lehtë të drejtën për të garuar për 2 mandate të tjera 6-vjeçare, pasi aktuali të përfundojë në 2024.   Kjo nënkupton se Putin, 67-vjeç, mund të qeverisë vendin deri në moshën 83-vjeçare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se 77.9% e votave mbështesnin ndryshimin e kushtetutës dhe vetëm 21.2% kishin votuar kundër.  Komisioni deklaroi se votimi ishte transparent dhe se zyrtarët kanë bërë të pamundurën për të siguruar integritet.  Politikani i opozitës, Alexei Navalny,  e quajti votimin të jashtëligjshëm dhe të projektuar për të mbajtur Putin president përgjatë gjithë jetës.   Ai shtoi se opozita nuk do të protestojë aktualisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit, por do ta bëjë në numra shumë të mëdhenj gjatë Vjeshtës, nëse kandidatët e partisë bllokohen në zgjedhjet rajonale.

“Ajo që Putin i frikësohet më shumë është rruga. Ai nuk do të largohet deri sa ne të protestojmë nëpër rrugë me qindra mijëra apo me miliona”, tha Navalny.

Rusët ishin inkurajuar të mbështesnin Putin, ndërkohë që reklamat elektorale theksuan ndryshime të tjera kushtetuese në të njejtin raund të reformave, si mbrojtjte të pensioneve dhe një ndalesë në martesat e të njejtës gjini.   Një pagesë e njëhershme prej 10,000 rubla apo 141 dollarë u transferua tek familjet me fëmijë nën urdhërat e Putin,  përpara se njerëzit t’i drejtoheshin stacioneve të votimit.