Zyrtare/ Inter, Marokeni Hakimi firmos deri në vitin 2025

305
Sigal

Ashraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i Interit. Futbollisti maroken i vitlindjes 1988, vjen nga Real Madridi dhe ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025. Nuk janë bërë të ditura shifrat, por Konte do të ketë mundësinë që t’i përshtatet më së miri skemës 3-5-2. Një operacion që i ka dhuruar Kontes lojtarin më të shpejtë të Bundesligës, që ka regjistruar 10 asiste dhe 9 gola në këtë sezon.