Francë, “truri” i sulmeve, terroristi Abdelhamid Abaaoud zyrtarisht i vdekur

321
Abdelhamid Abaaoud i dyshuar si koka truri i sulmeve terroriste që tronditën Parisin mbrëmjen e 13 nëntorit është vrarë nga policia gjatë aksionit në Saint Denis
29 vjeçari u identifikua falë shenjave të gishtërinjve sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Parist.
Terroisti u vra në apartamentin e rrethuar nga policia mëngjesin e së mërkurës ku u zhvillua një aksion i gjatë nga forcat e policisë dhe ku mbetën të vrarë dy persona e u plagosën 2 të tjerë.
Mediat ndërkombëtare por edhe ato lokale e kanë bërë me dije faktin se ai ishte një ndër dy të vrarët e aksionit të Saint Denis që dpas përfundimit të tij por organet zyrtare nuk janë nxituar në publikimin e lajmit por kanë pritur analizat e ADN së tij për ta vërtetuar.
20- vjecari Abdelhamid Abaaoud, një militant belg akuzohet se ka orkestruar sulmet e koordinuara të premten . Policia fillimisht mendoi se ai ishte në Paris, por mbas disa hetimeve rezultoi se ai ishte në një shtëpi në periferi të Francës,në ST. Denis. 
Sigal