Protestuesit në Guatemala i vunë flakën kongresit gjatë protestave mbi buxhetin

76

Qindra protestues kanë hyrë në kongresin e Guatemalës dhe kanë djegur një pjesë të ndërtesës mes demonstratave në rritje kundër Presidentit të vendit, Alejandro Giammattei dhe legjislaturës për miratimin e një buxheti që shkurton shpenzimet arsimore dhe shëndetësore.

Incidenti i të Shtunës nisi ndërsa rreth 10,000 njerëz po protestonin përpara Pallatit Kombëtar në Guatemala City kundër korrupsionit dhe buxhetit, për të cilin protestuesit thonë se u negociua dhe u miratua nga ligjvënësit në fshehtësi ndërsa vendi i Amerikës Qendrore ishte shpërqendruar nga pasojat e uraganeve dhe pandemisë së Covid-19.

Rreth 1.000 protestues po demonstronin jashtë ndërtesës së kongresit.

Video në mediat sociale tregonte flakë që dilnin nga një dritare në ndërtesën legjislative. Policia gjuajti me gaz lot-sjellës në drejtim të protestuesve dhe rreth dhjetëra njerëz u raportuan të plagosur.

“Ne jemi të zemëruar nga varfëria, padrejtësia, mënyra se si ata kanë vjedhur paratë e publikut”, tha Rosa de Chavarría, një profesore e psikologjisë.

“Ndjehem sikur e ardhmja po na vidhet. Ne nuk shohim ndonjë ndryshim. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu ”, shtoi Mauricio Ramírez, një student universiteti 20-vjeçar.

Një demonstrues arrestohet gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve në Guatemalë
Një demonstrues arrestohet gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve në Guatemalë

Shuma e dëmtimit të ndërtesës ishte e paqartë, por zjarri duket se ka prekur më tepër zyrat legjislative sesa sallën kryesore të kongresit. Protestuesit gjithashtu dogjën stacionet e autobusëve.

Presidenti i vendit dënoi incidentet përmes Twitter të Shtunën, duke thënë: “Kushdo që provohet se ka marrë pjesë në veprimet penale do të ndëshkohet me fuqinë e plotë të ligjit.”

Ai tha se mbrojti të drejtën e njerëzve për të protestuar, “por as nuk mund të lejojmë që njerëzit të vandalizojnë pronën publike ose private”.

Presidenti tha se ai kishte qenë duke takuar grupe të ndryshme për të paraqitur ndryshimet në buxhetin e diskutueshëm.

Pakënaqësia ishte rritur në mediat sociale për buxhetin e vitit 2021 dhe përplasjet shpërthyen gjatë demonstratave të Premten. Guatemalasit u zemëruan sepse ligjvënësit miratuan pothuajse 50,000 paund për të paguar për vaktet e tyre, por shkurtuan fondet për pacientët me koronavirus dhe agjencitë e të drejtave të njeriut.