Kosova nuk zmbrapset, policia nga nesër nis gjobitjen për targat ilegale serbe

86
Sigal

Në Bruksel nuk pati marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rreth targave as pas tetë orësh takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

E faza e dytë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës është gjobitja e qytetarëve serbë që ngasin vetura me targa ilegale si ‘KM’ ‘PR’ ‘GL’ ‘UR’ ‘PE’ etj.

Gjobitja prej 150 eurosh ishte paraparë të niste më 21 nëntor por për shkak të takimit në kryeqendrën evropiane ishte shtyrë për 24 orë.

Por, pavarësisht kërkesave, Kosova nuk zmbrapset – ky vendim do të zbatohet nga organet e rendit.

Të paktën se nuk ka ndryshim vendimi deri tani, thotë policia.

Në një përgjigje me shkrim ky institucion i rendit dhe ligjit, thotë se vendimi do të nis të zbatohet nga ndërrimi i paradites.

‘Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të fillojë po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites’, thuhet në përgjigjen me shkrim.