Protestat në Francë: Qeveria Franceze kërcënon prindërit e protestuesve të mitur me dy vite burg

Ndërsa Franca vijon të mbetet prej disa ditësh në protesta të shpërthyera pas vrasjes së Nael një 17 vjeçari që u vra nga një oficer policie, Ministri i Drejtësisë në Francë Erin Dupon Moreti ka paralajmëruar prindërit e të miturve se do të dënohen me dy vjet burg dhe 30.000 euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë protestave.

Franca është nën kaos pas protestave të dhunshme që shpërthyen në vend e që janë në natën e pestë të trazirave. Njoftimet e jashtëzakonshme të ministrit francez të drejtësisë erdhën nën hijen e thirrjeve dramatike të bëra sot në Francë nga kryebashkiakët e Marsejës dhe Lionit, të cilët i kërkuan Macron përforcime policore shtesë, kërkesë të cilën Parisi e plotësoi me urgjencë. Për autoritet franceze që po përballen me këtë valë protestash një prej mundësive që po shqyrtohet është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme por ende nuk është marrë një vendim.  Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i lejonte autoritetet të marrin masa të veçanta si shtetrrethimi që u vendos në nëntor 2005 pas dhjetë ditë trazirash, ku kujtojmë që edhe në atë kohë protesta erdhën pas vdekjes së dy adoleshentëve që po ndiqeshin nga policia.

Sigal

Presidenti Emmanuel Macron u detyrua të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Gjermani dhe të qëndrojë në Paris, ndërsa qeveria franceze po përpiqet të forcoj masat për ti dhënë fund incidenteve së protestave.