Përsëritja e Zgjedhjeve: Zgjedhjet në Kukës mund të mbahen në tetor

164
Sigal

E ndërsa në Rrogozhinë zgjedhjet vendore do të mbahen në 23 korrik 2023, për Bashkinë e Kukësit zgjedhjet mund të mbahen në tetor. Dorëheqja e Safet Gjicit dhe publikimi i vendimit të shkarkimit në fletoren zyrtare i hap rrugë procesit zgjedhor për kreun e kësaj bashkie, pra vetëm për Kryetar Bashkie, votuesve të Kukësit.

Bazuar në kushtetutë datën e zgjedhjeve në kushtet e dorëheqjes e përcakton Presidenti i Republikës. Është ky autoritet, pra presidenti i cili duhet të nxjerri dekretin për datën e re së zgjedhjeve që do të realizohen për bashkinë e Kukësit. Kodi zgjedhor detyron që periudha e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë në vjeshtë. Në bazë të kodit zgjedhor zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen brenda periudhës kohore nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Sipas së gjitha gjasave zgjedhjet mund të mbahen në muajin tetor ndonse vendimi përfundimtar do të jepet nga Presidenti i Republikës.