Protesta e serbëve në Veri dhe përplasja me policinë, reagon Presidenca e Kosovës

Situata në Veri të Kosovës është tensionuar edhe më tepër gjatë ditës së sotme, teksa është mbajtur një protestë nga serbët në kufi.

Në këtë protestë u shënuan edhe incidente, si përplasje me policinë. Pikërisht për këto shfaqje ka reaguar edhe shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

NOA

Me një postim në Twitter, ai e ka konsideruar protestën si të organizuar nga Beogradi  dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm.

Vela shtoi se Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje të organizuar nga krahu i djathtë i politikës serbe.

Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, shkruan ai.