Protesta e pazakontë në Gjermani, aktivistët e klimës çimentojnë duart në rrugë, policia në telashe për t’i larguar

75
Sigal

Shumë aktivistë të klimës kanë çimentuar duart në rrugët e Berlinit, duke bllokuar trafikun në orët e pikut dhe duke zemëruar shoferët.

Grupi “Letzte Generation” (Gjenerata e Fundit ), ngjitën duart në rrugë dhe u ulën nëpër kryqëzime në një përpjekje për të nxitur qeverinë të bëjë më shumë kundër ndryshimeve klimatike.

Aktivistët kërkojnë nga qeveria federale që të paraqesë një plan të detajuar për të kufizuar rritjen e  temperaturës në 1.5 Celsius mbi nivelet para-industriale.

Policia tha se arrestoi rreth 200 persona në 35 lokacione në të gjithë kryeqytetin.