Ndryshon provimi i maturës/ Do zhvillohet në salla të medha dhe monitorohet me kamera

107
Sigal

Ndryshojnë rregullat e provimit të maturës, që pothuajse cdo vit është shoqëruar me polemika dhe debate të shumta publike.

Autoritet kanë marrë masa që testimi, të monitorohet me kamera. Kreu i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, thotë se do përdoren sallat e pallateve të sporteve dhe palestrat e shkollave.

“Ministria ka këmbëngulur që të akomodohen në mjedise të mëdha të hapura. Për të eleminuar të gjitha hamendësimet të cilat janë të lidhura me mënyrën e menaxhimit. Vëmendja ka qenë te mjediset e mëdha. Jo çdo mjedis do të vezhgohet nga kamerat, por aty ku mundet.”, tha Alla.

Numri i qendrave të provimit do jetë më i ulët. Por do ketë më shumë mësues që do monitorojnë procesin.

“Nga 167 ne 142 qendra provimi. Fakti qe kemi me pak mjedise do te kemi me shume administratore, per te pasur nje vezhgim dhe administrim me te mire.”

Këtë vit do ndryshojë dhe procesi i rikorrigjimit të provimeve i kontestuar cdo vit.

“Besoj e kemi prekur shqetësimin e prindetve dhe nxenesve vitin e kaluar. Ne kete proces rikorrigjimi do te jete jo vetem mesuesi, shkolla, zyra vendore, siguron meritokraci ne vleresimi”, tha ai.

Provimet për maturën shtetërore nisin në 1 Qershor me atë të Gjuhës së Huaj, në 7 Qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në 13 qershor Matematika dhe në 19, lëndët me zgjedhje.