Protesta e dhunshme në Gjeorgji, dorëhiqet kreu i Parlamentit

495
Sigal

Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë ka dhënë dorëheqjen pas tubimeve masive dhe të dhunshme që tronditën kryeqytetin e Tbilisit pas një vizite nga deputetët rusë.

Irakli Kobakhidze dha dorëheqjen të premten, njoftoi kryebashkiaku i Tbilisit, ish-lojtari i njohur i Milanit, Kakha Kaladze, duke shpjeguar se “ky vendim do të thotë të jesh i përgjegjshëm ndaj popullit”.

Udhëheqësi i partisë gjithashtu akuzoi disa “forca destruktive të pamatur” që kanë ndezur trazirat, duke shtuar se ata duhet të ndiqen penalisht për këtë.

Opozita gjeorgjiane ishte zotuar të kthehej në rrugë të premten në mbrëmje në qoftë se kryetari i parlamentit nuk do jepte dorëheqjen.

Tensionet çuan në përplasje të ashpra para selisë së parlamentit, pasi disa deputetë të opozitës u zemëruan nga prania e anëtarit të delegacionit rus, Sergej Gavrilov.