Modelja e njohur, Bar Refaeli shtatzënë për herë të tretë

313

Modelja me famë botërore Bar Refaeli është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ka qenë vet ajo përmes një video në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me mikun e saj Assi Azar, e cila ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël.

“Ops e bëra prapë”, shkruante Refaeli me shaka bashkangjitur videos së saj ku shfaqet shtatzënë. Bar dhe partneri i saj Adi Ezra janë prindër të dy vajzave Elle 20 muajshe dhe Liv 2 muajshe.

Ata u lidhën në martesë në vitin 2015.  Modelja kujtohet për marrëdhënien e komplikuar që pati për disa vite me aktorin Leonardo Di Caprio.