Prishet “blloku”, AAK e Haradinaj i thotë “PO” PDK-së së Thaçit

478
Sigal

Blloku i partive opozitare në Kosovë, LDK, AAK, Nisma dhe VV është prishur. Ndërsa presioni për të formuar qeverinë e re është rritur, dhe këto parti politike nuk kanë gjetur gjuhën për ndarjen e posteve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush haradinaj përfundimisht ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me partinë e Isa Mustafës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt tani më edhe zyrtarisht është shprehur e hapur për koalicion ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një deklaratë për mediat kosovare ka deklaruar se partia e tij është ndier e tradhtuar nga LDK-ja.

“Ju e dini që Kosova proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve. Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pra nuk e përjashtojmë asnjë variant. I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në pas joseriozitetit që e dëshmoi ditëve të fundit”, ka thënë Luma.