Presidenti kinez ofron një epokë të re për botën

488
Udhëheqja e re e Kinës ishte prezantimi i fundit që u bë nga Partia Komuniste. Përsëri Xi Jinping sfidoi konventën.

Në gjysmën e dekadës që partia e tij është në pushtet, pasuesi i tij pritet të shfaqet në një ceremoni në tapetin e kuq të Sallës së Madhe të Popullit.

Por meshkujt që qëndronin rreth tij ishin tepër të moshuar për të qeverisur pasi ishin mbi 60 vjec. Ai ka arritur sukses të madh pasi vazhdon të jetë president i Kinës dhe në epokën e re.

Në fjalimin e tij tre orë e gjysmë në Kongres, ai paraqiti një vizion jo vetëm për 5 vitet e ardhshme si dhe foli për një model të ri që ofron për kombet që duan të përshpejtojnë zhvillimin duke ruajtur pavarësinë.

Në dekadat e fundit, liderët kinezë zakonisht kanë caktuar një ose më shumë pasues të mundshëm në Komitetin e Përhershëm, duke treguar kështu një linjë të qartë trashëgimie.

Por mungesa e një pasuesi ngre dyshime se sa gjatë zoti Xi pretendon të udhëheqë vendin dhe cili do të jetë në fund personi që do të vijojë në hapat e presidentit.
Sigal