Presidenti i KE, Juncker: Duhet të respektohet qeveria e re italiane

461
Sigal

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker bëri thirrje sot në një konferencë, që të respektohet Italia dhe qeveria e saj e aleancës mes populistëve dhe ekstremit të djathtë, duke kërkuar që të mos i jepen mësime Romës.

“Ne duhet të tregojmë respekt kundrejt Italisë”, deklaroi Juncker për gazetarët e grupit mediatik “Funke Mediengruppe”, një ditë pas mbajtjes së betimit të qeverisë së krijuar nga Liga (ekstremi i djathtë) dhe Lëvizja Pesë Yjet (L5Y, antisistem).

Kjo qeveri e pazakontë do të drejtohet nga Giuseppe Conte, një jurist krejtësisht i ri në politikë që do aplikojë programin kundër masave shtrënguese dhe të sigurisë mbi të cilat dy palët kanë rënë dakrod para dy javësh.