Presidenti i Austrisë Heinz Fischer, takim me krerët e shtetit në Kosovë

482
Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer zhvillon sot vizitë dy ditore në Kosovë. Fischer vjen në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo e fundit madje do ta pres me ceremoni shtetërore me gardën e nderit të FSK-së. Pritja bëhet në sheshin “Ibrahim Rugova” pas orës 11. Jahjaga dhe Fischer do të dalin në një konferencë të përbashkët ndërsa presidenti austriak do të takohet pasdite edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Takimi me Veselin do të përmbyllë agjendën e vizitës për ditën e mërkurë për të vazhduar të enjten me takime tjera. Fischer qysh në mëngjes do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ndërsa pas këtij takimi ai së bashku me presidenten Jahjaga do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak që mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë. Pas këtij takimi dy presidentët do ta vizitojnë Prizrenin, më konkretisht do të vizitojnë Kishën Katolike dhe Xhaminë e Si nan Pashës.
Sigal