Postimi i saj i fundit në Facebook ia mori jetën

529
Courtney Sanford ishte duke udhetuar me veturën e saj Toyota Corolla, teksa ishte duke dëgjuar një këngë në radio. Ajo vendosi që të bënte një selfie me celularin e saj, për ta ndarë këtë moment në Facebook. Courtney nuk u ndal për ta bërë fotografinë. Teksa ishte duke ecur me makinen e saj, ajo e hapi aplikacionin e fotografive të celularit të saj, e drejtoi celularin kah vetja, shkrepi fotografinë dhe e postoi atë në Facebook.
Vetura u përplas me një pemë dhe mori flakë. Courtney vdiq menjëherë, duke qenë 32 vjeçe. Në skenën e aksidentit u gjet celulari i saj, me postimin e saj në Facebook ende në ekran. Fjalët e saj të fundit ishin “Kënga e lumtur më bënë të LUMTUR”. Tani, ngjarja e saj është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ku po bëhet thirrje që të mos përdoret celulari, qoftë për të shkruar apo për të bërë fotografi, gjatë vozitjes sepse kështu mund ta pësoni edhe ju.
Sigal