I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për kritikat që pasuan intervistën e tij dhe në sfond kishte një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se harta është keq interpretuar. Ai ka publikuar foto të saj nga afër dhe ka thënë se ajo është një hartë zyrtare e BE-së dhe Kosova ka një linjë ndarje nga Serbia.
“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, – thekson Lajçak.
As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021



















