Policia italiane gjen 2 tonë kok.ainë në brigjet e Sicilisë. Si ishte lidhur me GPS nga trafikantët dhe futur në rrjeta peshkimi

159
Sigal

Policia italiane ka sekuestruar rreth dy tonë (2000 kg) kokainë që u gjet duke lundruar në brigjet e Siçilisë, në një nga gjetjet më të mëdha të drogave të paligjshme në vend.

Rreth 70 pako të papërshkueshme nga uji u gjetën të mbajtura së bashku nga rrjetat e peshkimit dhe të pajisura me një pajisje gjurmuese.

Policia italiane gjen 2 tonë kokainë në brigjet e Sicilisë.

Policia vlerësoi vlerën e drogës në më shumë se 400 milionë euro (440 milionë dollarë).

Oficerët besojnë se droga u hodh në det nga një anije mallrash për t’u gjetur më vonë.

Pakot, të përbëra nga rreth 1,600 tulla droge, u panë nga një aeroplan vëzhgimi i marinës, tha policia.