Po ngjiste malin me bashkëshortin, orteku i dëborës i merr jetën 45-vjeçares në Alpet e Francës

88
Sigal

Një 45-vjeçare britanike ka humbur jetën dje pasdite në një ortek në alpet franceze, teksa ngjitej në mal sëbashku me dy persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi në lartësinë e malit Argentière, një nga majat më të lartë në Mont Blanc.

Njësia e specializuar e kërkimit dhe shpëtimit në malet e larta të policisë franceze në Chamonix tha se u lajmërua nga një udhërrëfyes rreth orës 17:00 me kohën lokale.

Punonjësit e shpëtimit dhe një mjek u dërguan me helikopter për ta shpëtuar atë.

Por pavarësisht ndihmës së shpejtë, 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. Zyra e prokurorit publik lokal tha se gruaja dhe partneri i saj kishin qenë duke bërë ski me një udhërrëfyes malor dhe po ngjiteshin në Col du Tour Noir kur ndodhi orteku.