Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari shqiptar në Greqi

239
Sigal

Një 21-vjeçar shqiptar u plagos në orët e para të mëngjesit të sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Kallithea.

Sipas policisë, pak pas orës 01:00, një person i panjohur qëlloi të riun emigrant ndërsa ishte në Kalithea në kryqëzimin e rrugëve Malachias dhe Metamorfoseos.

I plagosuri shqiptar u transportua me ambulancë në një spital, ku po trajtohet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton incidentin.