Pikërisht atëherë kur dukej se po tërhiqeshin, rusët sulmojnë bazën ushtarake, vdesin 2 persona, plagosen 5 të tjerë

146
Sigal

Ushtria ruse ka goditur bazën ushtarake në rajonin e Dnipro, sipas një deklaratë të kreut të administratës shtetërore rajonale Dnipro Valentyn Reznichenko, sipas la repubblica.

“Disa orë më parë, forcat ruse goditën me raketa një bazë ushtarake. Si pasojë e sulmit, është shkatërruar ndërtesa e administratës dhe depoja e karburantit. Dy persona vdiqën dhe 5 janë plagosur”, tha ai, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar në spital.