Dolën në protesta, ISIS rrëmben 200 persona në Enbar të Irakut

413
Organizata terroriste ISIS rrëmben rreth 200 persona të cilët protestonin për vrasjen e të afërmeve të tyre në qytetin Er-Ratbe në Enbar.
Zëdhënësi i Parlamentit të Enbarit, Ijd Ammash tha se një banor i qytetit të Ratbe-s i quajtur Nezir el-Kubejsi ka vrarë një militant të ISIS pas një sherri verbal dhe më pas militantët e kësaj organizate mbrëmë vonë kanë vrarë atë duke e ekzekutuar përpara të afërmeve të tij.
Pas kësaj ngjarjeje qindra persona kanë marrë pjesë në varrimin e këtij personi dhe më pas kanë protestuar kundër ISIS për sjelljet në popull.
Ammash ka thënë se ISIS ka ndërhyrë ndaj protestuesve dhe se rreth 200 prej tyre janë marrë dhe dërguar në burgjet që ata administrojnë.
Pas kësaj Ammash tregon se ISIS është i shqetësuar dhe frikësuar për një mobilizim dhe armatosje të mundshme të popullatës dhe se për këtë arsye është në gjendje alarmi.
Organizata terroriste e ISIS mban nën sundimin e saj qytetin e Ratbe-s që prej vitit 2014./AA/ 
Sigal