Synonin brigjet e Britanisë së Madhe, kapen në jaht 11 emigrantë shqiptarë

527
Një jaht me 11 emigrantë shqiptarë që kishte si synim brigjet e Brianisë së Madhe është kapur nga policia në Holandë. Ndalimi i jahtit është bërë afër Amsterdamit.
Bashkë me 11 emigrantët shqiptarë në mjetin luksoz lundrus gjendeshin dhe 14 emigrantë nga Vietnami.
Sipas policisë holandeze, emigrantët do të paguanin nga 4 mijë paund për kalimin në territorin e Britanisë së Madhe.
Policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik.
Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa mediat britanike e kanë bërë publike sot lajmin.
Portet e Holandës dhe Belgjikës po përdorën nga trafikantët në një kohë kur siguria në Francë është rritur ndjeshëm pas dyndjes së emigrantëve në Calais.
Mjetet luksoze lundruese janë rruga më e thjeshtë për të mbërritru në ishullin britanik pasi shpesh ato nuk kontrollohen nga policia.
“Dikush pa shumë njerëz në jaht dhe lajmëroi. Sakonisht në këto mjete gjenden 4 deri në 6 persona”, shprehet drejtoi i marinës, Gerlof Funke Kuepper.
Jahti i kapur kishte një motor të fuqishëm dhe mund të mbërrinte në brigjet e Britanisë brenda 20 orësh.
Sigal