Pezullohet mësimi, mësuesit dalin në protestë në Greqi

124
Sigal

Mësues dhe studentë grekë kanë dalë ditën e sotme në protestë, në lidhje me planet e qeverisë për vlerësimet periodike të përformancës së stafit mësimdhënës. “Protothema” shkruan se protestat u zhvilluan në Athinë si dhe Selanik, ndërkohë që kanë marrë pjesë rreth 3 mijë mësues dhe studentë.

Protestat nisën në Gjykatën e Apelit në Athinë dhe vazhduan drejt Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë për të përfunduar para Parlamentit. Për mbi dy orë persona të shumtë marshuan me pankarta në duar.