Përplasjet mes bandave të drogës, shuhet një familje në Meksikë, 5 të vdekur. I plagosur edhe një foshnje 8 muajsh

130
Sigal

Pesë persona, përfshirë një djalë 14-vjeçar, tre gra dhe një burrë u vranë nga të shtënat në Apaseo El Grande, Meksikë. Nga sulmi mbeti i plagosur edhe një djalë tetë muajsh, i cili u transportua në spital me një plumb në krah. Përplasja me armë zjarri dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje mes bandave të përfshira në trafikun e drogës.