Përplasen keq asamblisti i Albin Kurtit me drejtorin e Shpend Ahmetit

373
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë. Në këtë mbledhje kanë dalë dallimet e thella politike në mes të krahut të Albin Kurtit dhe pushtetit ekzekutiv të Shpend Ahmetit.
Mbjellja e pemëve, ndalimi i shitjes së thëngjillit, ndalja e përkohshme e veturave, ishin disa nga opsionet që u dhanë sot nga asamblistët e Prishtinës për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Por, asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, i cili është përkrahës i pa rezervë i kreut të VV-së, Albin Kurti ka hedhur kritika në drejtim të Drejtorisë së Inspektoratit e cila drejtohet nga AAK-ja, shkruan lajmi.net. Azemi ka thënë se është rritur numri i ndërtimeve pa leje në pushtetin aktual të Komunës. Lidhur më këtë deklaratë ka reaguar, drejtori i Inspektoratit të Komunës, Brahim Mehmetaj, i cili Azemin e ka quajtur të pa ditur dhe qëllimkeq.
Reagimi i plotë i drejtorit, Brahim Mehmetaj:
Egzon Azemi nga VV-ja sot ne mbledhjen e jashtezakonshme te Asamblese Komunale lidhur me ndotjen e ajrit paska deklaru se gjoja ndertimet pa leje jane rrite dhe nuk po trajtohen si ne mandatin e kaluar.
Po ja perkujtoj te pa diturit ose qellimkeqit se Drejtorine e Inspekcionit e udheheqi une nga janari i 2018 dhe se asnje ndertim pa leje nuk eshte leju dhe se te gjitha tentativat qe kane qene jane blloku dhe jane shqiptu masat e parapara ne baze te ligjeve ne fuqi. Qellimin per shpifje dhe dezinformin nuk e kuptoj por pavaresisht puna ne inspekcion do te vazhdoj dhe asnje ndertim e asnje shkelje e qfardo lloji nuk do te lejohet dhe keqberesit dhe shkelesit e ligjit do te denohen pa dallim. Deklarimet e tilla nuk na hutojne e as nuk na ndalin ne misionin tone per ta ruajtur Qytetin tone Prishtinen, gjithashtu qytetaret, afaristet, dhe te gjithe ata qe punjone dhe jetojne ne Prishtine do te trajtohen dinitetshem dhe me respekt. Egzon nese ke pa ndonje objekt gjate muajit janar 2018 qe po ndertohet pa leje duhet ta lajmerosh ne Inspekcion nese ja don te miren Prishtines.
Sigal