Përleshje në kufirin greko-maqedonas mes refugjatëve dhe policëve

423
Nëntë refugjatë dhe një polic janë lënduar gjatë përplasjeve në kufirin greko-maqedonas. Mijëra burra, gra dhe fëmijë janë ulur në vijën hekurudhore këtë pasdite dhe kanë vazhduar protestën e tyre kërkojnë nga policia maqedonase të vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Europian. Për të qetësuar situatën, policia ka përdorur gaz lotsjellës, duke plagosur nëntë persona, përfshirë tre gra, ndërsa 15 janë transferuar menjëherë në kampin e “Mjekëve pa Kufij” duke u ankuar për probleme me frymëmarrjen. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informohet se, gjatë intervenimit është lenduar edhe një polic.
Ndërkohë, trafiku hekurudhor mes Greqisë dhe Maqedonisë është i bllokuar.
Sigal