Për herë të parë pas 1 viti, princ Harry kthehet në mbretëri: Po Meghan?

64
Sigal

Pas shumë aludimeve nga mediat, princ Harry u kthye në Britani për t’i dhënë lamtumirën gjyshit të tij, princit Philip, i pashoqëruar nga Meghan.

36-vjeçari thuhet se ka mbërritur dje nga California, vendi ku aktualisht jeton me Markle dhe vogëlushin 2-vjeçar Archie. Kjo është hera e parë për princin që kthehet në mbretëri pas 1 viti larg familjes. Meghan, e cila është në pritje të fëmijës së dytë nuk mundi të udhëtonte për të marrë pjesë në funeralin e princit Philip.

Për herë të parë pas 1 viti, princ Harry kthehet në

Prej ditës së shtunë, pallati mbretëror konfirmoi praninë e Dukës së Sussex-it, për funeralin e të ndjerit që do të mbahet në 17 prill në kishën St. George, Windsor Castle.

Deri më tani thuhet se mungesa e Meghan-it vjen si pasojë e këshilla të mjekut, sipas të cilëve, nuk është në gjendjen më të përshtatshme fizike për të udhëtuar.