Pedofili më i tmerrshëm që abuzoi mbi 200 fëmijë, qëllohet për vdekje në qeli

515
Sigal

Një nga pedofilët më të përbindshëm të Britanisë është goditur me thikë në burg ku ndodhej në veri të Anglisë, në rrethana të dyshimta.

Richard Huckle, u gjet i vdekur me një plagë thikë në qelinë e tij në HMP Full Sutton në Yorkshire dje. Fotografi ishte dënuar me 22 burgime të përjetshme me dënim minimal prej 25 vjetësh, në 2016-ën për abuzimin e mbi 200 fëmijëve.

Ai pranoi se kishte abuzuar një numër të paprecedentë fëmijësh, nga 6 muajsh deri në 12 vjeç, në vitet 2006-20014.

Huckle përdorte besimin fetar dhe një kualifikim në anglisht për të mbledhur rreth vetes fëmijë në një komunitet të varfër në Malajzi, ku ai përdhunoi bebe dhe fëmijë të vegjël brenda 7 vjetësh.

Një lumë fotografish dhe videosh të përdhunimeve të tij dhe sulmeve mbi fëmijët u shpërndanë në rrjete të fshehte në internet të pedofilëve në mbarë botën.

Ai madje u përpoq të krijonte një biznes me krimet e tij të tmerrshme me publikimin e pamjeve.

Ai po punonte më një udhëzues që të ndihmonte pedofilët të abuzonin me fëmijët.

23 fëmijë nga komuniteti i varfër kristian në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, u identifikuan gjatë akuzave, megjithëse “udhëzuesi” i tij tregoi se numri i viktimave kishte qenë shumë herë më i madh.

NE FOTO

Pedofili ne foto me nje nga fëmijët që përdhunoi dhe burgu ku u vra.

Image

Image

ImageImageImage