Shetaj – Durrës/ Gjendet arsenal predhash të luftës së dytë

521
Sigal

Gjenden arsenal predhash të luftes se dytë botërore në fshatin Shetaj të rrethit të Durresit.

Ato janë gjetur në një kodër pranë një rruge që të çon në xhaminë e fshatit Shetaj. Predhat ishin te zhytura në dhe (shtuf) dhe këto u zbuluan rastesisht nga një ekskavator i cili po tentonte të hapte një rrugë të re. Pas disa germimeve kova e ekskavatorit ka nxjerrë nga nentoka disa predha

Ekskavatoristi sapo i ka pare ka ndërprerë gërmimet është larguar nga vendi rreth 50 metër dhe ka njoftuar menjehere organet kopetente.

Disa dhjetera predha janë vendosur në një terren  të sheshtë pranë vendit ku u zbuluan por ka edhe shumë të tjera që ndodhen në dhe pasi dallohen lehtë. Shpërthimi i tyre mund të shkaktonte një tragjedi të vertetë në njerëz dhe sidomos në fëmijë të cilët lehtësisht mund të bien viktima duke luajtur me to ose ç’është më e keqja mund të merren për skrap. Duke shkaktuar një tragjedi të pa imagjinueshme.

Të habit fakti se megjithëse këto kanë rrezikshmeri të lartë ato janë lënë në mëshire të fatit, ekipet kopetente shtetërore që kanë shkuar në vendngjarje si policia, xhenio etj janë mjaftuar vetëm me vendosjen e 3 shiritave për bllokimin e rrugës që nuk sherbejnë për asgjë. Në vendngjarje nuk ka asnjë roje.