Pedofili josh të miturën online… “surpriza” që i kushtoi lirinë

503
Sigal

32-vjeçari, i njohur nga policia për disa episode pedofilie, joshi me rrjetet sociale një vajzë, e cila iu prezantua me emrin Kylee 14 vjeçe.

Më pas la një takim dhe udhëtoi për 560 kilometër për të takuar adoleshenten.

Por sapo mbërriti në vendin e takimit, Tommy Lee Jenkins, u përball me surprizën më të keqe: nuk e priste një vajzë 14 vjeçe, por një agjent policie i infiltruar.

Burri me banim në Indiana, SHBA, kishte udhëtuar deri në Wisconsin, në vendin ku presupozohej se do të takoheshin.

Sapo u zbulua nga agjenti i policisë, 32-vjeçari u vu në pranga. Burri në chatin me adoleshenten misterioze, kishte pasur biseda eksplicite dhe kishte insistuar për fotografi intime.

Polici i infiltruar duke u shtirur si 14-vjeçarja Kylee, e ftoi në shtëpi dhe aty u arrestua të premten e lënë pas.

Ndaj tij u zbuluan disa precedentë, ku në vitin 2011, Jenkins u përfshi në episode të tjera të abuzimit seksual me dy të mitur. Tashmë pritet të përballet me procesin gjyqësor, ku rrezikon deri në dhjetë vite burg.