Greqia, Papa: Le të lutemi të gjithë për popullin grek

498
Papa Francesko i gjëndet pranë popullit grek e shumë familjeve greke në vështirësi nga kriza e rëndë që ka goditur vendin. Në një komunikatë publike, zyra e shtypit të Vatikanit ka përcjellë lutjen speciale të Papa Franceskos për popullin grek. “Le të lutemi të gjithë për ta”, thuhet në të.
“Lajmet që vijnë nga Greqia preokupojnë mbi situatën ekonomike e sociale të këtij vendi, është shprehur zëdhënësi i Selisë së Shenjtë At Federico Lombardi, e Ati i Shenjtë dëshëron t’i gjëndet pranë popullit grek, me një mendim e lutje speciale për shumë familje greke që vuajnë një krizë humane e sociale kaq komplekse. 
Dinjiteti njerëzor duhet të jenë në qëndër të cdo debati politik e teknik, ashtu sikurse dhe në përgjegjësitë e zgjedhjeve dhe vendimeve. Papa Francesko fton të gjithë besimtarët të bashkohen në një lutje speciale për popullin grek e momentin e vështirë në të cilën gjëndet.
Papa Francesko me mendimin e tij nuk ndërhyn në cështjen e referendumit të Greqisë, por ndërsa bën thirrje për zgjedhje të përgjegjshme i drejtohet si liderve të Europës ashtu dhe qeverisë së Athinës. Fton të gjithë të respektojnë dinjitetin njerëzor duke kujtuar “se ai nuk është as shifër e as tregues burse.” Pak muaj më parë para Parlamentit të Europës e Këshillit evropian, Ati i Shejtë tërhoqi vëmëndjen mbi një sfidë historike të Europës e cila duhet të evitojë që demokracitë të shndërrohen në “plutokraci uniforme në shërbim të impereve të panjohura”.
Në këtë atmosferë bisedimesh të ethshme mes Greqisë e Bashkimit Europian, Papa Francesko i referohet rrezikut të një Europe që udhëhiqet nga tregjet financiare, nga teknokratët, e që vlerësojnë gjëndjen e një vendi duke u bazuar në statistika e shifra e jo tek punësimi, mirëqënia, shërbimi publik. “Le të lutemi për popullin helen e për vuajtjet e shumë familjeve në vështirësi!”, shkruan Papa Francesko.
Sigal