Bruksel, ngrihet flamuri i Malit të Zi në selinë e NATO-s

929
Flamuri i Malit të Zi është ngritur sot në selinë e NATO-s në Bruksel, pasi vendi ballkanik u bë zyrtarisht anëtari i 29 i aleancës më të madhe ushtarake në botë, më herët gjatë kësaj jave.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti këtë të sotmen një ditë historike. Ai tha se Mali i Zi ka tashmë një vend në tryezën e NATO-s dhe një zë të barabartë në vendimet që merr aleanca.
Vendimet e NATO-s merren zakonisht me konsensus, e jo me shumicë votash, duke i dhënë kështu mundësinë çdo vendi për të vendosur një veto të mundshme për një çështje të caktuar.
Presidenti malazez, Filip Vujanoviç tha se anëtarësimi në NATO do t’i garantojë vendit të tij një të ardhme të qëndrueshme, të sigurtë dhe të begatë.
Pavarësisht kundërshtive nga Rusia, Mali i Zi u bashkua zyrtarisht të hënën me aleancën, pasi përmbushi edhe formalitetet e fundit mbi anëtarësimin në Uashington.
Mali i Zi ka një ushtri të vogël prej vetëm 2.000 ushtarësh, por si fqinj i Shqipërisë dhe Kroacisë, vendet e fundit që iu bashkuan NATO-s në vitin 2009, edhe ajo ka dalje në detin Adriatik.
Sigal