Pasojat e mësimit online, shtohen “ngelësit” në SHBA

303
Sigal

Aplikimi i procesit mësimor online që prej muajit mars për shkak të pandemisë, ka rritur numrin e notave ngelëse, e për pasojë performanca e nxënësve ka pësuar rënie. Raporti i Shkollave Publike të Qarkut Fairfax në SHBA zbuloi se nota 4 e marrë nga nxënësit e shkollave të mesme është rritur 83 %.

Duke marrë shkas që Fairfax është qarku i 7-të më i pasur në Amerikë, nuk do të përbënte çudi nëse numri i tyrë është më i mirë në krahasim me shumë vende të tjera që bëjnë mësim online, e kjo gjë duhet t’i shqetësojë me të vërtetë njerëzit.

Pandemia nuk ka shkaktuar vetëm falimentimin e bizneseve, largimin e punonjësve nga vendet e tyre të punës dhe ndarjen e njerëzve nga njëri-tjetëri. Tashmë, kemi filluar të shohim që edhe fëmijët nuk po arsimohen siç duhet.

Sipas John Hawkins, autor i “101 gjëra që të gjithë të rinjtë duhet të dine”, shkollat në Amerikë duhet të hapen, duke marrë shkas nga fakti që fëmijët janë kategoria më pak e rrezikuar nga  përhapja e virusit.